Cila është mënyra e pagesës?
Aktualisht, pagesa për porositë online bëhet në momentin e dorëzimit të porosisë.
Sa kohë zgjat dorëzimi i porosisë?
Koha e dorëzimit llogaritet nga momenti kur porosia pranohet dhe konfirmohet nga ekipi ynë.
Afati i parashikuar i dorëzimit, sipas shtetit, është:
- Kosovë: 24–48 orë pune
- Shqipëri: 48–72 orë pune
- Maqedoni e Veriut: 48–72 orë pune
Afatet e mësipërme vlejnë për ditët e punës dhe nuk përfshijnë festat zyrtare. Në raste të veçanta, mund të ketë vonesa për shkak të shërbimit postar ose rrethanave të tjera jashtë kontrollit të Rama Pharm Sh.P.K.