Termat dhe kushtet
Mirë se vini në faqen tonë! Në vijim mund të gjeni termat dhe kushtet standarde të cilat rregullojnë përdorimin e faqes sonë në internet. Kjo faqe ofrohet si një shërbim për klientët tanë dhe ju me përdorimin e kësaj faqeje jeni dakord dhe pranoni kushtet tona. Ne rezervojmë të drejtën për të ndryshuar këto kushte në çdo kohë pa njoftim paraprak. Për këtë arsye, ju inkurajojmë që të i rishikoni ato.
Formimi i kontratës dhe dorëzimi i artikujve
Për çdo porosi që bëni në faqen tonë në internet, ne bëjmë kontrata në gjuhën shqipe. Duke klikuar mbi butonin “Blej”, po vendosni një urdhër detyrues për artikujt në shportën tuaj. Pasi të keni dorëzuar porosinë tuaj, ne do t’ju dërgojmë një vërtetim elektronik të porosisë suaj, kjo konfirmon që ne kemi marrë porosinë tuaj dhe jemi duke e përpunuar atë. Kjo kontratë e detyrueshme kompletohet kur artikujt e dërguar janë pranuar nga ju. Në rast se një artikull që keni urdhëruar nuk është i disponueshëm, ne do t’ju njoftojmë sa më shpejt që të jetë e mundur. Sidoqoftë, në rast të vonesës eventuale për dorëzimin e produktit, RAMA Pharm nuk do të jetë përgjegjës për dëmshpërblimin e Konsumatorit dhe asnjë pretendim, humbje ose shpenzime që pretendohet të rezultojë nga Rama Pharm. Në rastet kur pagesa është procesuar nga ana juaj, atëher një rimbursim do të bëhet nga Rama Pharm pa vonesa të panevojshme. Kur afatet kohore shprehen në ditë pune, një ditë pune do të thotë të gjitha ditët nga e hëna deri të shtunën. E diela dhe të gjitha ditët gjatë festave publike të Kosovës janë ditë pushimi.